Mercedes-AMG CLA 45 ka arritur me 382 kuaj fuqi

Auto

Mercedes-AMG CLA 45 ka arritur me 382 kuaj fuqi

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:14
ilustrim

Veturë me fuqi të madhe, që arrin edhe shpejtësi të lartë

Pas një kohe të gjatë, me shfaqje të disa pjesëve dhe fotografimit derisa testohej, më në fund Mercedes-AMG CLA 45 është prezantuar edhe zyrtarisht.

Ky model i përditësuar e ka motorin me 2.0 litra që prodhon 382 kuaj fuqi, të cilat i dërgon në sistemin e lëvizjes me katër rrotë, me mundësi të kalimit në tetë marshe shpejtësie.

Nëpërmjet këtij modeli, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra një orë, e zë për katër sekonda, Mercedes do të rivalizojë me Audi RS3 dhe BMW M2.

Deri më tani, Mercedes nuk e ka bërë të ditur çmimin që do ta ketë AMG CLA 45, që ka edhe teknologji të lartë, rehati dhe dukje shumë të mirë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat