Porsche elektrik debuton në Goodwood

Auto

Porsche elektrik debuton në Goodwood

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 14:46
Porsche elektrik

Porsche Taycan i maskuar u shfaq për herë të parë para një audience në "Festivalin e shpejtësisë Goodwood" në Angli.

Vozitësi i veturës së kamufluar ishte ish-garuesi i Formula 1, australiani Mark Webber.

I bazuar në konceptin e Mission E nga 2015, Porsche Taycan do të ketë premierën e tij botërore në shtator, dhe kompania e Shtutgartit tashmë është duke marrë masa për të rritur prodhimin e ardhshëm në mënyrë që të plotësojë kërkesën.

Taycan mundësohet nga dy motorë elektrikë, të cilët së bashku zhvillojnë më shumë se 600 kuaj fuqi dhe autonomi prej rreth 500 km.

Porsche pretendon se nevojiten vetëm katër minuta për mbushje të shpejtë për të lëvizur një shtesë prej 100 kilometra rrugë.

Kur bëhet fjala për performancën, Taycan përshpejton nga vendi deri në 100 km/h për më pak se 3.5 sekonda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat