Së shpejti del në treg goma pa ajër? - Bota Sot
Së shpejti del në treg goma pa ajër?

Auto

Së shpejti del në treg goma pa ajër?

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Kontrollimi i presionit të gomave para nisjes për pushime së shpejti do të jetë një nostalgji.

”Michelin” dhe ”General Motors” (GM) kanë bashkuar forcat për të sjellë gomën e parë pa ajër në treg deri në vitin 2024.

Të quajtura “Unique Punctureproof Tire System” (UPTIS) ato do të kenë një strukturë të lehtë dhe të fuqishme që mund të përballojë vrima dhe relieve të vështira rruge.

GM dhe ”Michelin” gjithashtu kanë marrë parasysh aspektin ekologjik: një gomë që nuk shpërthehen dhe nuk dëmtohet nga ashpërsia e asfaltit, lejon të prodhojë më pak mbeturina.

Së fundmi, UPTIS, në versionin përfundimtar, do të ketë edhe karakteristika të tjera si ”komunikimi” i kushteve të saj me sistemin elektronik të makinës në kohë reale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...