Volkswagen ID.3 parë më afër se ndonjëherë më herët

Auto

Volkswagen ID.3 parë më afër se ndonjëherë më herët

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Kjo makinë elektrike, pritet t’i përmbushë pritjet shumë të mëdha

Brenda disa muajve, Volkswagen do ta prezantojë zyrtarisht makinën e parë tërësisht elektrike, që është paralajmëruar para një kohe shumë të gjatë, transmeton Telegrafi. Modeli ID.3 është emëruar në këtë formë, sepse hapë kapitullin e tretë dhe shumë serioz të VW, pas Beetle dhe Golf.

Deri më tani, kjo makinë është parë me shtresa të mëdha kamuflazhi, ndërsa tani është shfaqur më afër se ndonjëherë më herët dhe shihet shumë më mirë. Greg Kable është gazetari që merret me makina të reja, që e ka parë këtë makinë më Stuttgart të Gjermanisë.

“Ishte parkuar para shtëpisë sime, një Volkswagen ID.3, kishte vetëm shtresa të lehta kamuflazhi” ka shkruar Kable, në postimin në Twitter. Megjithëse nuk dihet se kur do të lansohet, tashmë janë më se 20 mijë para porosi për këtë makinë elektrike.

Kompania Volkswagen ka bërë të ditur se do të ketë tri versione me autonomi prej 330, 420 ose 550 kilometra, ndërsa çmim bazë prej 40 mijë eurove.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat