BMW gradualisht zbulon Serinë 2 Gran Coupe – foto

Auto

BMW gradualisht zbulon Serinë 2 Gran Coupe – foto

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Në vend të zbulimit të plotë të modelit të ri, BMW ka lëshuar një seri fotografish të coupe limuzinave të kamufluara, të cilat sipas informacioneve të fundit do të kenë premierën në nëntor.

Prodhuesi bavarez ka punuar për Seria 2 Gran Coupe për një kohë të gjatë, e cila është në treg për të konkurruar me Mercedes CLA. Kjo coupe-limuzinë ishte fotografuar më herët nga paparacët, dhe tani BMW vendosi të ndante fotografi zyrtare me fansat, megjithëse janë të kamufluara.

BMW nuk ka zbuluar shumë hollësi rreth modelit të ri që ka shumë mundësi të debutojë në Los Anxhelos. Ajo që dihet tani është se Gran Coupe BMW 2 Series ndan platformën mekanike me Serie 1 të ri.

Në krye të ofertës do të jetë M235i xDrive Gran Coupe e pajisur me një turbo-mbushës 2.0 litra me 306 kuaj fuqi. Ky motor është i lidhur me automatik me 8 shpejtësi dhe fuqia transferohet në të gjitha boshtet, transmeton KosovaPress.

Kujtojmë, njësia e njëjtë e motorit është në xDrive e re M135i, e cila arrin nga 0-100 km / h për 4.8 sekonda, dhe performanca të ngjashme priten edhe nga modeli M235i xDrive.

Pjesa tjetër e gamës do të merret edhe nga brezi i ri i BMW 1 Series.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat