Zbehet vetëbesimi, automobilat autonomë “mbesin larg”

Auto

Zbehet vetëbesimi, automobilat autonomë “mbesin larg”

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 11:11
Foto

“Fordi” dhe kompanitë e tjera thonë që industria e automobilizmit e ka vlerësuar gabimisht vozitjen autonome, pasi që akoma po ka problem të arrijë cakun e parashikimit se si do të veprojnë shoferët tjerë dhe këmbësorët nëpër rrugë.

Një vit më herët, Detroiti dhe Silicon Valley kishin vizionin që mijëra taksi autonome të dilnin nëpër rrugë më 2019, duke u futur në tregun e automobilave autonomë.

Shumica e këtyre automobilave ende s’kanë ardhur – dhe duket se do të kalojnë edhe disa vjet para se të arrijnë. Disa prodhues automobilash dhe kompani teknologjike kanë konkluduar se prodhimi i automobilave autonomë do të jetë më i vështirë, më i ngadalshëm dhe më i shtrenjtë seç kishin menduar.

“Kemi mbivlerësuar arritjen e automobilave autonomë”, kishte thënë Jim Hackett, shefi ekzekutiv i “Fordit”, në muajin prill.

Në një shenjë të fundit të problemeve “Fordi” dhe “Volkswageni” në mes të korrikut thanë se janë bërë bashkë për të tejkaluar sfidën e automobilave autonomë... 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat