BMW shuan një numër modelesh, në listë edhe Z4 i ri

Auto

BMW shuan një numër modelesh, në listë edhe Z4 i ri

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 19:14
BMW

Gjigandi gjerman BMW planifikon të shuajë disa modele që nuk kanë arritur të përmbushin pritjet.

Kur kompania mori vendim për shuarjen e Gran Turismo Series 3 në Munih, publiku pyeti nëse kjo do të vazhdojë edhe për modelet e tjera.

Sidoqoftë, në vitet në vazhdim, BMW do të largojë nga tregu disa modele të preferuara nga entuziastët e makinave.

Sipas revistës Automobile, BMW planifikon të eliminojë disa kabrioletë përfshirë seritë 2 dhe 8, por edhe gjeneratën e re të promovuar së fundmi Z4.

Gjithashtu në listë është Seria e tetë Coupe, ndërsa në anën tjetër mund të mbijetojë seria e 8-të Gran Coupe.

Për më tepër, planet e ardhshme nuk kanë as variantin e Serisë 7 me bazën standarde të rrotave, pasi që shumica e shitjeve të këtij modeli përbëhen nga varianti i zgjatur. BMW nuk ofron as version standard në SHBA.

Sigurisht, BMW jo vetëm që po planifikon të shuajë modelin, por bavarezët do të nxjerrin disa të reja, mes tyre "crossover-in sportiv" - X8.

Për dallim nga X4 dhe X6, ky model nuk do të ketë një version coupe iX7, por raportohet se do të jetë unik me një ofertë ekskluzive nën shenjën M.

BMW është përqendruar edhe në elektrifikimin, kështu që së shpejti do të vijnë modelet iX3, i4 dhe iNext.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat