Perla elektrike e Mercedesit në sallone nga 2022

Auto

Perla elektrike e Mercedesit në sallone nga 2022

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Modeli më ri plotësisht elektrik i Mercedesit, EQS, i ndërtuar në platformën e re EV, do të dalë në treg pas tri vjetësh.

Ai do të jetë në krye të ofertave të Mercedesit midis dhjetë modeleve të shpallura të gjitha elektrike që do të arrijnë brenda tri vjetëve.

Një ‘klon’ elektrik i S-Class, modeli EQS do të bashkohet me SUV ekzistues EQC dhe hatchback-un e ardhshëm EQV MVP dhe EQA.

Ndërsa EQC është bërë në një version të adaptuar të platformës në të cilën bazohet SUV GLC, EQS do të jetë Mercedesi i parë në një platformë të krijuar posaçërisht për automjetet elektrike, transmeton KosovaPress.

Sedani i ri Mercedes-it do të ketë motor në të katër boshtet dhe 400 kuaj fuqi me një paketë baterie prej të paktën 80 kWh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat