Bugatti mohon zhvillimin e SUV-it

Auto

Bugatti mohon zhvillimin e SUV-it

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 17:14
Bugatti

Edhe pse drejtori i përgjithshëm i Bugatti-t ka mohuar që prodhuesi francez i superveturave po zhvillon SUV-in e parë, edhe më tej vazhdojnë zërat se një gjë e tillë është realitet.

Për më tepër, disa media pretendojnë se Bugatti do të huazojë teknologjinë elektrike nga kompania kroate Rimac.

Stefan Winkelman dëshiron që Bugatti të bëjë një model tjetër, por SUV-i nuk është sipas dëshirës së tij pasi nuk i përshtatet stilit të markës.

Sidoqoftë, ajo që dëshiron Bugatti dhe se çfarë kompania do të marrë nga grupi  VW janë dy gjëra të ndryshme.

Një burim anonim tha se Rimac është gati të shesë karrocerinë e modelit të saj C2, i cili zhvillon 914 kuaj fuqi.

Spekulohet se Bugatti mund të shesë rreth 600 njësi të crossover-it të tij me një kosto prej rreth 850 mijë euro, dhe mbase deri në një milion.

Muajin e kaluar, Bugatti festoi jubileun e tij të madh, 200 Chiron, i cili ka rezervime deri në fund të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat