“Toyota” sërish na befason, prezanton makinat elektrike

Auto

“Toyota” sërish na befason, prezanton makinat elektrike

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 09:13
Toyota

3.700 automjete të reja do të jenë pjesë e Lojërave Olimpike 2020, në Toyko, të gjitha nga kompania e automjeteve “Toyota”   

Lojërat olimpike vinë vitin tjetër në Tokio, dhe kompania e mirënjohur e makinave “Toyota” është duke planifikuar një vendosje masive të automjeteve të energjisë elektrike me bateri dhe hidrogjen.

Prodhuesi i automjeteve thotë se do të sigurojë “3,700 produkte, apo automjete” për lojërat olimpike, 850 do të jenë me bateri elektrike dhe 500 do të jenë me karburant, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.

Automjetet vijnë në të gjitha format dhe madhësitë: makina, autobusë, anije, skuter, motoçikleta. Toyota i sheh Lojërat Olimpike si një shans shumë të madh për t’i treguar eksperimentet e tyre e sidomos ato me energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat