BMW sjell veturën e blinduar, s’kanë çfarë i bëjnë TNT dhe as droni

Auto

BMW sjell veturën e blinduar, s’kanë çfarë i bëjnë TNT dhe as droni

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 13:01
BMW ka zbuluar një version të blinduar të SUV-it të tij të quajtur X5 Protection VR6

Prodhuesi gjerman pretendon se X5 mund të mbrojë pasagjerët nga llojet e shumta të armëve të zjarrit, përfshirë AK-47, si dhe nga eksplozivët TNT deri në 15 kilogramë, në distancë prej katër metrash.

BMW ka zbuluar një version të blinduar të SUV-it të tij të quajtur X5 Protection VR6, i dizajnuar për të mbrojtur kundër eksplozivëve, armëve të zjarrit dhe përpjekjeve të rrëmbimit.

Modeli X5 VR6 është në përputhje me kriteret e provës zyrtare të njohura ndërkombëtarisht.

Sidoqoftë, e gjithë makina është e veshur me çelik të fortë, me mbivendosje në secilën pjesë dhe skaje, për të maksimizuar mbulimin.

BMW X5 Protection VR6 mundësohet nga i njëjti motor 4,4 litra binjak turbo V8 te X5 M50i i ri dhe X7 M50i. Motori prodhon 530 kuaj fuqi, teksa nga 0 deri në 100 km/orë arrin për 5.9 sekonda dhe shpejtësia maksimale në mënyrë elektronike është e përkufizuar në 210 km/orë.

Ndryshimet mekanike në automjet përfshijnë gjithashtu një rezervuar të veçantë të karburantit, i cili automatikisht mund të bllokohet në rast të një depërtimi dhe të parandalojë rrjedhjet e benzinës.

X5 VR6 do të prodhohet së bashku me X5 standard në fabrikën Spartanburg të BMW në SHBA, me çmimet e përcaktuara për t'u njoftuar më vonë këtë vit.

Për krahasim, Volvo kohët e fundit prezantoi një version të ngjashëm të blinduar të SUV-it të saj XC90.

Pesha e këtij automjeti është 4.5 ton dhe çmimi i XC90 është rreth 495.000 euro.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat