BMW X6 vjen me “Vantablack”, materialin më të zi në planet

Auto

BMW X6 vjen me “Vantablack”, materialin më të zi në planet

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 21:25
BMW X6

“Vantablack” është një material i prodhuar nga një kompani në Britani, dhe njihet si lënda më e zezë në planet, që thith rreth 99.6% të dritës që sheh syri i njeriut.

Ky material, më saktësisht VBx2, do të shfaqet te “Frankfurt Motor Show”, teksa BMW paraqet brezin e tretë të këtij modeli, sipas një deklarate nga vetë kompania.

VBx2 jo vetëm që është e zezë e veçantë, por jep edhe një lloj pasqyrimi mbi sipërfaqe që e bën të përshtatshme edhe për makina.

Surrey NanoSystems, kompania që e ka shpikur bojën “Vantablack”, i ka refuzuar deri më sot bashkëpunimet me kompanitë e tjera, por BMW iu duk më e përshtatshmja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat