BMW prezanton veturën më të zezë në botë

Auto

BMW prezanton veturën më të zezë në botë

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 13:02

BMW X6 i vitit 2020 ka publikuar fotografi përpara debutimit publik të crossoverit në eventin e makinave në Frankfurt në Shtator.   

Por ndoshta do t’ju mundojë të gjeni makinën në foto, pasi është e veshur me ngjyrën Vantablack VBx2.

Ka diçka të veçantë në këtë ngjyrë, që ju bën të pyesni a ka më të zezë se kaq? Dhe përgjigja është jo.

Substanca absorbon më shumë se 99% të dritës së dukshme duke e bërë këtë ngjyrë, ngjyrën më të zezë në botë.

BMW ka bashkëpunuar me prodhuesit Vantablack Surrey Nano Systems, dhe agjensinë Levitation 29, për të krijuar X6-tën më të zezë në botë.

Në vend që të përdorë kamuflazhin apo panelet ekstra, kjo ngjyrë ekstremisht e errët ka si qëllim ta bëjë crossoverin të vështirë për tu dalluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat