Lamborghini tashmë kishte njoftuar se do të zbulojë një veturë të re të edicionit special
Por, përpara se kompania prodhuese e automobilave të publikojë krijimin e tyre të fundit, ajo dëshiroi t’iu dhuronte një pamje ekskluzive pronarëve përmes aplikacionit “Unica”.
E megjithatë, njëri prej pronarëve nuk e mbajti këtë sekret për shumë gjatë, duke publikuar një nga fotografitë e ‘Lamborghini Sian’ në llogarinë e tij në Instagram.
Fotografia e ‘Lamborghini Siam’, e lansuar në ‘Instagram’
Prezantimi i ‘Sian’ i vitit 2020, një version i hibridizuar i ‘Aventador SVJ’, do të lansohet nesër në Frankfurt.
Vetura pritet të pajiset me një motor V12 6,5 litërsh, e cila do ia mundësojë ‘Sian’-it të prodhojë 800 kuaj-fuqi.
Disa burime thonë se pritet të prodhohen 63-80 kopje të veturës, secila me një çmim prej 3,3 milionë eurosh.