Porsche nis prodhimin e makinave elektrike, 30.000 porosi tashmë të mbërritura - Bota Sot
Porsche nis prodhimin e makinave elektrike, 30.000 porosi tashmë të mbërritura

Auto

Porsche nis prodhimin e makinave elektrike, 30.000 porosi tashmë të mbërritura

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Prodhuesi me qendër në Stuttgart nuk humb shumë kohë pasi zbuloi modelin e tij të parë elektrik, Taycan, të mërkurën.

Porsche mund të vonohet pak me makinën e tij të parë elektrike, por ai synon të kompensojë kohën e humbur. Prodhimi serial i Taycan fillon vetëm disa ditë pas premierës botërore të kësaj makine.

Të hënën, më 9 shtator, kopjet e para të automjetit do të dalin nga korsitë e fabrikës, të cilat së shpejti do të arrijnë në disa prej 30.000 klientëve të mundshëm që kanë rezervuar tashmë makinën e tyre.

Është interesante se ata të gjithë rezervuan automjetet para premierës zyrtare në të cilën u zbulua për publikun modeli përfundimtar i Taycan.

Porsche ka investuar shumë para në modernizimin e fabrikës në Cufenhauzen, e cila do të mbledhë këtë makinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...