Vision Mercedes Simplex është një makinë që nuk është parë ndonjëherë

Auto

Vision Mercedes Simplex është një makinë që nuk është parë ndonjëherë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Ndërlidhje mes formës së vjetër të veturës, me modernizim të madh teknologjik

Mercedes e prezantoi në Frankfurt Motor Show, të shumëpriturin Vision EQS, krahas një furgoni elektrik.

Ishte vetëm çështje kohe, kur do të sillte diçka që do të befasonte dhe pa kaluar shumë kohë, u shfaq Vision Mercedes Simplex.

Kjo makinë që nuk është parë ndonjëherë, ndërlidhë të kaluarën e kompanisë, me teknologji shumë të lartë.

Struktura e makinës, është e njëjtë me atë që Mercedes e ka prodhuar për herë të parë më 1901. Pjesët tjera, janë teknologji e avancuar, që nga lartë, bëjnë të duket më shumë si një dron.

Dizajni është shumë revolucionar, megjithëse nuk dihet nëse Vision Mercedes Simplex, do të del ndonjëherë nga prodhimi me këtë dukje kaq të mirë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat