Në shitje makina 3.9 milionë dollarëshe, Bugatti Chiron

Auto

Në shitje makina 3.9 milionë dollarëshe, Bugatti Chiron

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:12
Bugatti Chiron

Bugatti kapërcen veten me pohimet se shumë shpejt, do të nxjerrë në shitje një makinë që kapërcen shpejtësinë e 480 kilometrave në orë.

Jo shumë kohë pasi njoftoi se një prototip i modifikuar i saj i Bugatti Chiron shkoi gati në një 305 milje në orë në një udhëtim prove, kompania njoftoi disa prej klientëve të saj më të mirë se do të realizonte një variant të ngjashëm të cilin ata të kenë mundësi ta blejnë.

Në këtë mënyrë, nga sa pohon dhe vetë, Bugatti bëhet prodhuesi i parë i automjeteve në botë që krijon një makinë e cila kalon 480 km në orë. Do të prodhohen vetëm 30 automjete të tilla dhe çmimi, duke pasur parasysh që është një Bugatti rekordthyes, është çuditërisht i ulët.

Bugatti Chiron Super Sport 300+ do të kushtojë vetëm 3.9 milion dollarë. Që do të thotë vetëm pak më shumë se standartja Bugatti Chiron, që vjen me një kosto prej 3.2 milion dollarësh. Po kështu, është shumë më e lirë se modelet e tjera si Divo, që shitet për 6 milion dollarë, dhe Centodieci, 9 milionë. Nga ana tjetër është edhe

La Voiture Noire, të cilën kostoja prej 19 milion dollarësh, përfshirë taksat, e bën makinën më të shtrenjtë të re të shitur ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat