Dështon strategjia e Ferrari – Hamilton më i shpejti, edhe Bottas para Leclerc - Bota Sot
Dështon strategjia e Ferrari – Hamilton më i shpejti, edhe Bottas para Leclerc

Auto

Dështon strategjia e Ferrari – Hamilton më i shpejti, edhe Bottas para Leclerc

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas kanë shkatërruar planin e Ferrari në Grand Prix Russia.

Hamilton e ka përfunduar i pari garën në Russian Grand Prix, duke lënë prapa tij shokun e skuadrës nga Mercedes Valtteri Bottas, kurse në vendin e tretë përfundoi Leclerc i Ferrari.

Grand Prix Russia ishte një dramë e vërtetë, pasi fillimisht ishin dyshja e Ferrari, Vettel – Leclerc ata që prinin garën.

Ferrari pati një strategji që tërhoqi Vettel nga gara, për t’i dhënë hapësirë Leclerc që të mbajë pozitën e parë, por kjo dështoi, pasi Hamilton dhe Bottas u treguan më të mirë gjatë vazhdimit të garës.

Kështu, dy pilotët e Mercedes kanë përfunduar në pozitat e para të kësaj gare të madhe, për të lënë mbrapa Ferrarin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...