Nissan do të sjellë së shpejti një makinë elektrike, shumë të përshtatshme për përdorim urban

Auto

Nissan do të sjellë së shpejti një makinë elektrike, shumë të përshtatshme për përdorim urban

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 06:58
NIssan

Kjo makinë, do të jetë më e shkurt se Fiat 500

Tregu i makinave urbane është i rëndësishëm për çdo prodhues, ndërsa Nissan është shumë i interesuar që të plotësojë kërkesat e konsumatorëve të interesuar për këto makina.

Derisa Nissan Leaf është shumë i përshtatshëm për shfrytëzim në qytet, prodhuesi japonez ka punuar edhe në një makinë tjetër elektrike, që do ta sjellë së shpejti.

Image

Tokyo Motor Show që fillon në fund të muajit, do të jetë organizimi do të shfaqet koncepti i IMk, që do të jetë konkurrent me Chevrolet Bolt EV dhe Hyundai Kona EV.

Me 3.4 metra gjatësi, 1.5 metra gjerësi dhe gjatësi prej 1.6 metrave, kjo makinë është më e shkurt se Fiat 500, megjithëse pak më e lartë. Gjë që nuk e bën më pak të përshtatshme, për hapësirat e ngushta nëpër qytet.

Sistemi ProPILOT 2.0 shërben si asistent për shoferin dhe mundëson vozitjen autonome në shirit të drejtë, ndërsa mund të vet parkohet pas përfundimit të udhëtimit.

Mirëpo, ende nuk është bërë e ditur autonomia që do të ketë Nissan IMk, vetëm se thuhet që do ketë teknologji të lartë dhe dukje shumë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat