Terapia e minjve/ Eksperimente për heqjen e stresit duke i dhënë makinës

Auto

Terapia e minjve/ Eksperimente për heqjen e stresit duke i dhënë makinës

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 12:59
Foto

Ndonjëherë jeta mund të jetë me të vërtetë një garë minjsh.

Shkencëtarët kanë trajnuar me sukses brejtësit që të drejtojnë makina të vogla në këmbim të ushqimit dhe zbuluan se mësimi i ngarjes së makinës reduktonte nivelet e stresit tek kafshët. Studimi jo vetëm që avancon njohuritë e njeriut se sa i sofistikuar është truri i miut, por mund të ndihmojë në të ardhmen në zhvillimin e formave të reja jo farmaceutike të trajtimit të sëmundjeve mendore.

Kelli Lambert nga universiteti i Richmondit, thotë se ajo është prej kohësh e interesuar në neuroplasticitetin, si truri ndryshon si reagim ndaj eksperiencave dhe sfidave, dhe veçanërisht ka dashur të eksplorojë sa mirë performojnë minjtë në kushte natyrore, krahasuar me ata që mbahen në laborator.

Ajo dhe kolegët kishin modifikuar një makinë të vogël, duke shtuar një kontenier të vogël ushqimi. 17 minj u trajnuan për disa muaj, për të ngarë këto makina dhe ia dolën mbanë. Sipas shkencëtarëve, kafshët përveçse u bënë shoferë, rezultuan edhe më pak të stresuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat