Adoleshentja zbulon formën më të mirë për monitorimin e “këndit të vdekur”, gjatë vozitjes

Auto

Adoleshentja zbulon formën më të mirë për monitorimin e “këndit të vdekur”, gjatë vozitjes

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 18:12
Adoleshentja zbulon formën më të mirë për monitorimin e “këndit të vdekur”

Derisa siguria në makina po rritet gjithnjë e më shumë, këndi i vdekur vazhdon të jetë i njëjti dhe famëkeq në shumë situata.

Mirëpo, Alaina Gassler është adoleshentja 14-vjeçare nga Pensilvania e Shteteve të Bashkuara, që e ka projektuar një sistem për të monitoruar këtë pjesë.

Si pjesë e një konkursi shkollor, ajo ka punuar në zhdukjen e këtij bllokimi, që ia pamundëson shoferëve të shohin nëse e kanë dikë në afërsi.

Në pjesën e jashtme të anës së pasagjerit, është vendosur një kamerë, derisa në tavan është vendosur një sistem projektori, që transmeton në kohë reale, të gjitha pamjet që merren jashtë, nga po e njëjta pjesë.

Ky zbulim që ka bërë adoleshentja, i ka siguruar asaj çmimin e parë në Samueli Foundation Prize si dhe shpërblim prej 25 mijë dollarëve.

Derisa ky sistem është shumë i thjeshtë dhe i punuar me pajisje jo të avancuara teknologjike, një format i njëjtë mund të përdoret nga prodhuesit e mëdhenj, që ta zhvillojnë, për ta bërë këtë monitorim sa më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat