Këshilla: Mos i lini në veturë këto gjëra gjatë dimrit

Auto

Këshilla: Mos i lini në veturë këto gjëra gjatë dimrit

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Temperaturat e ulëta gjatë dimrit, shkatërrojnë disa paisje gjatë dimrit dhe preferohet që disa nga to të mos lihen brenda veturës.

Është një numër i caktuar i gjërave që nuk duhet t’i lëni në veturë. Jo vetëm për shkak të hajdutëve, por edhe për shkak të temperaturave të ulëta që shkatërrojnë disa paisje.

Më poshtë keni një listë të gjërave që nuk duhet t’i lini në veturë.

Telefon mobil, tabletë ose laptop

Mos i lini këto pajisje në makinë nëse temperatura bie nën zero gradë Celsius. Bateritë në pajisje të tilla mund të dëmtohen nëse ato janë të ekspozuar ndaj temperaturave nën zero për një periudhë më të gjatë kohore.

Barnat

Ato duhet ruajtur në temperatura prej 14 deri në 30 gradë Celsius, dhe nëse ruhen në temperatura të ulëta dhe të larta, mund të humbasin efektivitetin e tyre.

Objekte druri

Mos i lini instrumente muzikore prej druri, pjesë mobiliesh dhe objekte të ngjashme druri në makinën tuaj, pasi mund të dëmtohen përgjithmonë në temperatura të ulëta dhe në ajër të thatë.

Ushqime të konservuara

Një nga përparësitë e ushqimeve të konservuara është jetëgjatësia e tyre, por kjo nuk do të thotë se i tolerojnë të gjitha temperaturat. Ato duhet të ruhen në temperaturë mbi 10 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat