Toyota premton se do ta sjellë një GR Yaris të ri, tregon dukjen që do të ketë

Auto

Toyota premton se do ta sjellë një GR Yaris të ri, tregon dukjen që do të ketë

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Prezantimi i kësaj makine, do të ndodhë gjatë muajit që vjen

Ka një muaj, që Toyota po premton se do ta sjellë një GR Yaris të ri, ndërsa tani është mësuar se kur mund ta sjellë.

Tokyo Auto Salon është aktiviteti që zhvillohet gjatë muajit që vjen, ku pritet të prezantohet në në tërësi kjo makinë. Derisa kjo të ndodhë, Toyota e ka shfaqur në disa imazhe, ku GR Yaris është i mbuluar me shtresa kamuflazhi.

Gjeneratën e re të këtij modeli, pritej që Toyota ta prezantonte gjatë muajit të kaluar, gjatë një gare në Australi, por që gjithçka është anuluar për shkak të zjarreve masive.

Kur të lansohet, kjo Toyota pritet të jetë shumë më i shpejtë se Yaris GRMN, ndërsa shumë më i mirë se modeli i ngjashëm nga Hyundai dhe rivalët tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat