BMW shton “Android Auto” në të gjitha modelet e reja

Auto

BMW shton “Android Auto” në të gjitha modelet e reja

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 17:09
BMW

Më pak se një javë pasi njoftoi një ndryshim të politikës në lidhje me Apple CarPlay, BMW ka konfirmuar se do të shtoj lidhjen Android Auto në makinat e saj, duke filluar nga mesi i vitit 2020, kështu duke i dhënë fund një prej ankesave më të mëdha të klientëve dhe fansave të markës .

Konsumatorët do të jenë në gjendje të shohin të gjithë informacionin e rëndësishëm jo vetëm në ekranin qendror të infotainment por edhe në grupin e instrumenteve dhe ekranin para.

“Shumë prej klientëve tanë kanë theksuar rëndësinë për ta që të kenë Android Auto brenda një BMW për përdorimin e një numri karakteristikash të njohura smartphone të Android pa u shpërqëndruar nga rruga, përveç funksioneve dhe shërbimeve të veta të BMW”, thotë Peter Henrich, Zëvendës Presidenti i Lartë i Menaxhimit të Produkteve BMW. “Ne do t’ua ofrojmë këtë shërbim klientëve tanë duke filluar nga korriku 2020.”

Kompania u kritikua shumë kohët e fundit për vendimin e saj për të ngarkuar Apple CarPlay si një shërbim abonimi, por tani e ka bërë këtë tipar falas në modelet e reja.

BMW do të demonstrojë funksionin Android Auto drejtpërdrejt për herë të parë në panairin në Las Vegas 2020, duke e bërë shërbimin në dispozicion nga korriku 2020 për çdo model të pajisur me Sistemin Operativ 7.0. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat