Porsche kapet tinëz nga kamerat duke testuar super-veturën e re

Auto

Porsche kapet tinëz nga kamerat duke testuar super-veturën e re

Më: 2 janar 2020 Në ora: 20:39
Porsche

Kompania prodhuese e makinave, ‘Porsche’, është kapur duke e testuar një model të modifikuar, të ngjashëm me ‘Cayenne Turbo’.

Modeli i cili do imitohet nga ‘Porsche’ posedon motor 4.0-litërsh. Ky motor bënë që vetura të prodhojë 541 kuaj-fuqi dhe të arrijë 100 km/h për 3.6 sekonda.

Firma gjermane e automobilave nuk ka bërë të ditur emrin e saktë të modelit, megjithëse kishte shfaqur në publik një prototip të tij.

Sipas burimeve të CarBuzz, makina imituese e ‘Cayenne Turbo’ pritet të ketë prej 750 deri në 820 kuaj-fuqi.

Më poshtë do gjeni fotografitë e siguruara nga Carbuzz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat