Daimler mund të dënohet me 900 milionë euro për mashtrim

Auto

Daimler mund të dënohet me 900 milionë euro për mashtrim

Më: 8 janar 2020 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Kompania gjigande e prodhimit të makinave “Daimler”, është paditur nga investitorët duke u akuzuar për fshehjen e përdorimit të softuerit mashtrues për lirimin e gazrave.

Padia u bë nga ana e investitorëve.

Ajo u dorëzua në Gjykatën rajonale në Stuttgart.

Investitorët institucionalë po e akuzojnë kompaninë “Daimler” për mosinformim të investitorëve për rrezikun dhe koston e përdorimit të pajisjeve të këtilla, që paraqesin shkelje të ligjit të tregut kapital.

Përfaqësuesit e kompanisë “Daimler” thanë se ende nuk janë njoftuar zyrtarisht për këtë padi, duke shtuar se besojnë që një akuzë e tillë është e pabazë, raporton Reuters.

“Ne do ta mbrojmë veten kundër akuzave me të gjitha mjetet ligjore”, tha një zëdhënëse e kësaj kompanie.

Përmes kësaj padie, investitorët kanë kërkuar dëmshpërblim prej 896 milionë eurosh.

Prokurori Andreas Tilp tha se disa nga aksionarët kanë blerë aksione me shumë më të larta.

“Kjo nënkupton që ankuesit kanë blerë aksione në Daimler me çmime shumë të larta dhe ne besojmë që kjo kompani është përgjegjëse për t’i kompensuar dëmet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat