Subaru do të prodhojë vetëm vetura elektrike nga viti 2030 - Bota Sot
Subaru do të prodhojë vetëm vetura elektrike nga viti 2030

Auto

Subaru do të prodhojë vetëm vetura elektrike nga viti 2030

Më: 20 janar 2020 Në ora: 19:53
Foto

Subaru nuk është përfundimisht e vetmja kompani që kërkon të devijojë të gjitha burimet e saj tek automjetet elektrike.

Kompania japoneze ka vetëm disa automjete të elektrizuar në shitje globalisht deri më tani, duke përfshirë Crosstrek Hybrid për tregun amerikan si dhe Forester e-Boxer në Evropë, por Subaru është duke përgatitur një plan agresiv për dy dekadat e ardhshme.

Subaru do të ketë automjete të forta hibride falë bashkëpunimit me gjigantin Toyota, dhe një projekt madhor po përgatitet për fundin e kësaj dekade, i cili do të ndihmojë Subaru të arrijë 40% të automjeteve elektrike shumë shpejt.

Ata kanë lëshuar tashmë skica të modelit elektrik, i cili duhet të duket si një crossover dhe Subaru planifikon të prodhojë vetëm automjete elektrike në gjysmën e parë të vitit 2030.

"Megjithëse ne përdorim teknologjinë Toyota, këto hibride do të jenë ekskluzivisht modele Subaru. Nuk ka të bëjë vetëm me emetimet e dyoksidit të karbonit, por ka të bëjë me dëshirën për të përmirësuar sigurinë dhe performancën e të gjitha modeleve të automjeteve tona", tha Tetsuo Onuki, kreu i zhvillimit të teknologjisë në Subaru.

Më shumë detaje rreth planit të Subaru do të bëhen të ditura së shpejti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat