Anulohet gara në mes të Poterës dhe Kosovës

Auto

Anulohet gara në mes të Poterës dhe Kosovës

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:42
Pritej të përballeshin garuesi nga Kosova, Skender Potera dhe ai nga Shqipëria, Elvis Kosova

Është anuluar gara me makina e cila ishte paraparë që të mbahej sot në pistën e vjetër të Aeroportit Adem Jashari.

Këtij viti pritej të përballeshin garuesi nga Kosova, Skender Potera dhe ai nga Shqipëria, Elvis Kosova –  njëri me Audi S2 e tjetri me  Nissan GTR, respektivisht.

Gara ishte organizuar nga vetë shoferët, mirëpo këta të fundit nuk kishin marrë leje nga autoritetet e sigurisë.

Kjo u bë shkak edhe për anulimin e saj, pasi në mungesë të lejes policia nuk lejoi mbajtjen e këtij organizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat