Volkswagen tregon më në fund se si do duket Golf GTI - Bota Sot
Volkswagen tregon më në fund se si do duket Golf GTI

Auto

Volkswagen tregon më në fund se si do duket Golf GTI

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Dy javë përpara prezantimit në eventin e makinave në Gjenevë, janë publikuar pamje të Volkswagen Golf GTI të ri.

Në foton e shpërndarë nga vetë Volkswagen, shihet vetë pjesa e përparme e kësaj makine, grilli i së cilës ngjan me hojet e bletëve. Në sy bien edhe dritat opsionale për funksion ditor.

Edhe më herët ky model është parë është parë teksa testohej me shtresa kamuflazhi. Vetura kishte linja të ngjashme me modelin aktual.

Makina pretendohet se do të ketë motor shtatë-cilindërsh 2,0-litërsh, të modelit të gjeneratës së shtatë.

Çmimi me të cilin do plasohet në treg modeli i ri i linjës GTI të Volkswagen do jetë rreth 25 mijë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat