Mercedes po e teston C-Class AMG të ri - Bota Sot
Mercedes po e teston C-Class AMG të ri

Auto

Mercedes po e teston C-Class AMG të ri

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 11:21
Ilustrim

Sapo i është bërë një freskim në dizajn, ndërsa Mercedes po e teston në fshehtësi një C-Class AMG të ri, që do të lansohet gjatë vitit që vjen.

Versioni i fundit që u pa duke u testuar, kishte shtresa të mëdha kamuflazhi, megjithëse vërehej grilli i ri dhe disa përfundime të ndryshuara.

Reporterët që merren me veturat e reja, e kanë parë modelin e ri teksa testohej në një pjesë malore të mbuluar me borë, ndërsa është parë dukja që ngjante shumë me modelet AMG. Këtë e vërteton fakti, se nën shtresat e kamuflazhit, është grilli i gjerë nga AMG i njohur si Panamericana.

Megjithëse është parë dukja, nuk dihet kapaciteti që do të ketë kjo makinë dhe se a do të jetë e njëjtë me modelin aktual C-Class C 43 AMG që e ka motorin 3.0 litra që prodhon 385 kuaj fuqi. Ky model ndodhet në mes të versionit bazë C 300, si dhe tjetrit C 63 të linjës C-Class.

Brenda Mercedes C-Class AMG të ri, pritet të jetë edhe një motor elektrik, që ta bëjë një hibrid të lehtë dhe miqësor me ambientin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat