Prodhuesit e makinave, Dacia dhe Ford, rifillojnë prodhimin në Rumani

Auto

Prodhuesit e makinave, Dacia dhe Ford, rifillojnë prodhimin në Rumani

Më: 5 maj 2020 Në ora: 00:58
Rumani

Prodhuesi i makinave rumune “Dacia”, në pronësi të “Renault” të Francës dhe fabrika e “Ford Motor Co” në Craiova rinisën operacionet të hënën pasi prodhimi ishte ndalur për shkak të pandemisë në mars, siç njoftuan ata.

“Dacia” ka dërguar rreth 14,000 punonjës në shtëpi për papunësi dhe “Ford” gjithashtu pezulloi aktivitetin për 6,000 persona nga stafi i tij.

Gjatë mbylljes, të dy impiantet zbatuan masa sigurie që synuan të frenojnë rrezikun e infeksioneve COVID-19 dhe të mbrojnë punonjësit e tyre.

“Ford” tha se gradualisht do të rifillojë prodhimin me një turn të vetëm me afro gjysmën e punëtorëve të vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat