Klientët kalojnë deri në pesë orë për ta porositur në mënyrën më të detajuar një Bugatti Divo - Bota Sot
Klientët kalojnë deri në pesë orë për ta porositur në mënyrën më të detajuar një Bugatti Divo

Auto

Klientët kalojnë deri në pesë orë për ta porositur në mënyrën më të detajuar një Bugatti Divo

Më: 7 maj 2020 Në ora: 15:14
Bugatti Divo

Përfshirja e të gjitha kërkesave për modelin Divo, merr deri në pesë orë, apo edhe më shumë

Ashtu siç edhe mund të mendohet, konfigurimi i një makine që kushton milion euro, merr kohë të gjatë.

Blerja e një makine shumë të shtrenjtë, nuk kërkon vetëm mbushjen e disa kutive, për vetëm disa gjëra ndryshe, por detaje konkrete, që nga nuancat e ngjyrës, deri te forma e mbështjellësit të motorit.

Zyrtarët nga Bugatti, kanë bërë të ditur se kalojnë deri në pesë orë, apo edhe më shumë me një klient, në mënyrë që ta porositë në mënyrën më të detajuar modelin Divo, për t’ju plotësuar të gjitha kërkesat e mundshme.

Madje, derisa hiper-makina e porositur të kompletohet, klienti takohet edhe disa herë tjera me inxhinierët e këtij prodhuesi francez.

“Konfigurimi përfshinë ide personale të klientëve, stema familjare, flamuj kombëtar, logot e tyre apo ngjyra konkrete”, ka thënë Ane Beynat, që është në krye të departamentit të shitjes në Bugatti.

Në këtë formë, klientët mund të zgjedhin edhe gjërat më të rralla, si kombinimi i ngjyrës së likurës së ulëseve, me ngjyrën e këpucëve apo çantës së preferuar.

Logo në rrota, grilli i personalizuar, ventilatorë me ngjyra, apo kristale në tavan. Një klient, ka kërkuar që në pjesën e brendshme të makinës, t’i vizatohen shputat e fëmijës së sapo lindur.

Derisa shumica e atyre që blejnë Bugatti Divo, janë të mësuar me këtë procedurë, sepse kanë në pronësi edhe një Chiron.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat