Vendosja e rrotave gjigante në Cadillac Escalade, e ka kthyer në makinë për të gjitha terrenet - Bota Sot
Vendosja e rrotave gjigante në Cadillac Escalade, e ka kthyer në makinë për të gjitha terrenet

Auto

Vendosja e rrotave gjigante në Cadillac Escalade, e ka kthyer në makinë për të gjitha terrenet

Më: 10 maj 2020 Në ora: 15:43
Foto Ilustrim

Në të ardhmen, Cadillac duhet të punojë edhe në makina për të gjitha terrenet, sepse duket se do kishte shumë sukses

Kur u prezantua Cadillac Escalade, të gjithë e pëlqyen për mënyrën e ndërtimit dhe nivelin e lartë të luksi.

Brendia ofron një nivel tjetër të rehatisë, derisa ekranin OLED me 38 inç mundëson të kryhen një numër shumë i madh i komandave, ndërsa softueri për asistim i mundëson shoferit edhe t’i largojë duart nga timoni.

Megjithëse kjo makinë nuk lansohet deri në fundit të vitit, kjo nuk e ka ndaluar një artist që ta transformojë në një makinë për të gjitha terrenet, me vendosjen e rrotave gjigante në të.

Dukja e makinës që ka platformë të gjerë dhe të ulët, me këto rrota duke fillimisht paksa e çuditshme, por nëse shikohet me vëmendje, vërehet se do të ishte e përshtatshme.

Për të qenë edhe më praktike, në pjesën e përparme të veturës janë vendosur edhe dy pasqyra, ndërsa të gjitha anët e shndritshme të makinës, janë bërë me baltë që të përshtatet me ambientin për ku është destinuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat