Jeep fillon numërimin së prapthi deri më katër qershor kur do të prezantojë modelin e ri Compass

Auto

Jeep fillon numërimin së prapthi deri më katër qershor kur do të prezantojë modelin e ri Compass

Më: 29 maj 2020 Në ora: 14:05
Jeep

Makina SUV më e kërkuar nga Jeep, do të ketë ndryshime mjaft atraktive

Gjatë një konference që do të zhvillohet nëpërmjet internetit, kanali Jeep Europe YouTube ka bërë të ditur se kur do të prezantohet Compassi i ri.

Tashmë edhe ka filluar numërimi së prapthi, deri në shfaqjen e këtij modeli që do ta shohim më katër qershor në orën tre të pasdites.

Ndryshimi i fundit që ka pësuar kjo makinë ishte para dy vitesh, derisa u bë e ditur se deri më 2022 do të mbetet e njëjta.

Por, tani ka një përditësim të ri në Compass, që pritet ta ketë nivelin e tretë të autonomisë, si dhe sistem shumë më të avancuar të teknologjisë.

Me nivelin e tretë të autonomisë, vetuar është në gjendje që të kryej një varg veprimesh, përfshirë përshpejtimin, tejkalimin dhe qëndrimin në linjë në trafik të dendur.

Krahas këtyre ndryshimeve, Jeep Compass mund të jetë kthyer edh në një hibrid të elektrifikuar, ndërsa pritet të ketë stil dhe dukje shumë më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat