Shefi i BMW-së shfaqë një pjesë të M5, tregon kur do të zbulohet ky model në tërësi - Bota Sot
Shefi i BMW-së shfaqë një pjesë të M5, tregon kur do të zbulohet ky model në tërësi

Auto

Shefi i BMW-së shfaqë një pjesë të M5, tregon kur do të zbulohet ky model në tërësi

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 17:13
Ilustrim

Pas disa javësh, do ta shohim në tërësi modelin M5.

BMW M5 është një sedan shumë i pëlqyer, që me 617 kuaj fuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta zë për tre sekonda, transmeton Telegrafi.

Megjithëse është një makinë mjaft e pëlqyer, me kalimin e kohës duket se është vjetruar dhe BMW ka filluar të bëjë përditësimet e dëshirueshme.

Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë parë atë derisa po testohej me shtresa të mëdha kamuflazhi, ndërsa tani shefi i BMW shfaqi një pjesë të saj, ndërsa tregoi se kur do të shfaqet në tërësi kjo makinë.

Markus Flasch është shefi i M Divizion në BMW, që shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram, që të tregoi se M5 do të shfaqet në tërësi brenda disa javëve, pa treguar saktësisht se kur do të ndodhë.

Derisa e shpalosi vetëm pjesën anësore të kësaj makine, që shihet ngjyra që ka, ndërsa dukjen e kishte të njëjtë me modelin aktual, postimi u bë viral, ndërsa ka pritje se ky model do të jetë shumë i mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat