Dërgohen për shtypje dhjetëra makina që mbushen me rrymë, pas dështimit të një rrjeti taksie - Bota Sot
Dërgohen për shtypje dhjetëra makina që mbushen me rrymë, pas dështimit të një rrjeti taksie

Auto

Dërgohen për shtypje dhjetëra makina që mbushen me rrymë, pas dështimit të një rrjeti taksie

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 14:16
Foto Ilustrim

Shkaku i dështimit të rëndë të sistemit të taksisë, dhjetëra makina që mbushen me rrymë u dërguan për shtypje në deponi

Gjatë vitit 2015, në Indiana të Shteteve të Bashkuara, u themelua sistemi i taksisë BlueIndy, që tani është ndërprerë të tërësi.

Vetëm 3,000 klient kishin nënshkruar për shfrytëzimin e shërbimeve të kësaj taksie, në një qytet ku janë mbi 850 mijë banorë, gjë që tregon se interesimi për këtë rrjet ishte shumë i ulët.

Raportohet se për këtë projekt janë investuar rreth 50 milionë dollarë, për blerjen e veturave, si dhe sistemin e mbushjes së baterive.

Megjithëse dukje nja projekt ambicioz, nuk ia doli të arrinte pritjet, andaj 280 vetura dhe 90 pika për mbushjen e baterive, mbetën të papërdorshme.

Këtyre makinave elektrike, që janë në mes të Nissan Leaf dhe Mitsubishi i-MiEV, iu janë hequr bateritë dhe pjesët që mund t’ju përdoren sërish dhe dhjetëra prej tyre, u dërguan që të shtype dhe të përdoren për metal skrapi.

Të tjera makina që janë në gjendje të rregullt, pritet të dërgohen në Kaliforni, që të bëhen pjesë e një projekti të njëjtë taksi, që është në funksion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat