Lamborghini Aventador Roaster me kulm të hapur, arriti mbi 300 kilometra në orë në një autostradë gjermane - Bota Sot
Lamborghini Aventador Roaster me kulm të hapur, arriti mbi 300 kilometra në orë në një autostradë gjermane

Auto

Lamborghini Aventador Roaster me kulm të hapur, arriti mbi 300 kilometra në orë në një autostradë gjermane

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 15:00
Lamborghini Aventador Roaster

Autobani i famshëm gjerman, ishte pista ku kjo super-makine arriti mbi 300 kilometra në orë, derisa e kishte kulmin e hapur.

Gjatë muajve të fundit, si pasojë e mbylljes shkaku i pandemisë, shumë shoferë i kanë provuar kapacitetet e super-veturave të tyre, nëpër rrugët e boshatisura.

Tani që ka filluar hapja, është e vështirë të bëhen xhiro të shpejta nëpër zona urbane, ku sërish janë kthye tollovitë dhe kolonat e veturave.

Por, një shofer në gjermani, e ka shfrytëzuar autostradën që nuk ishte shumë e ngarkuar, ndërsa nuk ka ndonjë limit të shpejtësisë.

Me motorin 6.5 litra V12, që prodhon 691 kuaj fuqi, nuk ishte e vështirë për Lamborghini Aventador Roadster të arrinte 312 kilometra në orë, derisa kulmi i hapur i mundësonte për një ndjesi shumë më të mirë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat