Ferrari 360 Spider i transformuar në një Speedster - Bota Sot
Ferrari 360 Spider i transformuar në një Speedster

Auto

Ferrari 360 Spider i transformuar në një Speedster

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 13:12
Ferrari 360 Spider

Largimi i xhamit të përparmë, ia ka ndryshuar shumë dukjen këtij modeli.

Të gjithë e dinë se çfarë është një coupe, cabriolet apo SUV, ndërsa varësisht llojit, nënkuptohet edhe për çfarë përdoret.

Por, makinat Speedster, që dallohen për shkak të ndërtimit pa xhamin e përparmë, janë shumë të rralla dhe tepër të shtrenjta.

Në mesin e veturave më të mira që janë transferuar një Speedster, janë Aston Martin V12 Speedster dhe Porsche 911 Carrera 3.2 Speedster, ndërsa tani është edhe një Ferrari 360 Spider, por që nuk ka dalë nga prodhimi në Maranello në Itali.

Alexandre Danton ka punuar në këtë Ferrari, duke e transformuar në një makinë shumë më sportive, të cilës i është larguar xhami i përparme.

Që të duket shumë më ndryshe nga origjinali, pjesa e jashtme është lyer me ngjyrë të gjelbër si të ushtrisë, ndërsa pjesa e brendshme, është larguar, por që punimet nuk duket se kanë përfunduar.

Megjithatë, largimi i xhamit të pjesës së përparme, të Ferarri 360 Spider mund të jetë i përkohshëm, me mundësi që t’i shtohet varësisht nga nevoja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat