Zbulohet Vauxhall Mokka SUV i ri me pamje radikale

Auto

Zbulohet Vauxhall Mokka SUV i ri me pamje radikale

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 12:42
Vauxhall Mokka SUV

Vauxhall Mokka i ri është zbuluar nga kompania britanike, e cila synon që të konkurrojë në tregun e SUV-ve të vogël.

Mokka i ri është zbuluar me një pamje të re radikale, krahasuar me modelin paraprak të tij, të quajtur Mokka X.

Ky model i ri është 125mm më i shkurtër se sa modeli paraprak, ndërsa dizajni i tij është i inspiruar në konceptin e zbuluar në 2018-ën, Opel GT X Experimental.

Ky dizajn i ri pritet të përdoret në çdo model të ri të Vauxhallit përgjatë kësaj dekade.

Shefi i kësaj firme, Mark Adams ka thënë: “Ky është dizajni i së ardhmes së Vauzhallit”.

Modelet e motorëve që do të përdoren me Mokkan e ri ende nuk janë zbuluar, por që pritet të përdoret motori i Peugeot 2008 të ri, 1.2 litërsh turbo me benzinë në tri versione, njëri me 99 kuajfuqi tjetri me 128 kuajfuqi si dhe ai me 153 kuajfuqi.

Ndërsa modeli me naftë është 1.5 litërsh që prodhon 99 kuajfuqi, e më vonë pritet të shtohen edhe modelet e motorëve me fuqi elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat