Grafika që tregon se cilat vetura kanë “më së shumti probleme brenda një viti”

Auto

Grafika që tregon se cilat vetura kanë “më së shumti probleme brenda një viti”

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 13:19
Foto Ilustrim

Ka 250 probleme për çdo 100 vetura të reja elektrike Tesla, sipas një studimi të cilësisë në SHBA.

Tesla dështoi plotësisht në një studim të gjerë amerikan për cilësinë e makinave të reja.

Automjetet elektrike përfunduan në vendin e fundit, shumë larg vlerave mesatare.

Nga sondazhet nga të gjitha shtetet e SHBA-së, ata më pas krijojnë indeksin PP100, i cili tregon se sa probleme kanë ndodhur për 100 vetura të reja.

Studiuesit e tregut nuk tregojnë se cilat probleme specifike janë të përfshira.

Markat Dodge (136 PP100), Kia (136) dhe Chevrolet (141) janë në krye të vlerësimit, me më së paku probleme.

Disa prodhues evropianë të makinave janë në mes, disa janë në fund të listës.

Me 250 probleme për 100 vetura të reja, Tesla është në vendin e fundit pas Land Rover me 228 dhe Audi-së me 225 dhe Volvo 210.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat