"Beetle” mund të kthehet si një makinë elektrike - Bota Sot
"Beetle” mund të kthehet si një makinë elektrike

Auto

"Beetle” mund të kthehet si një makinë elektrike

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 19:21
"Beetle”

Volkswagen i dha lamtumirën Beetle verën e kaluar për herë të dytë në historinë e saj. Sidoqoftë, mbase ishte thjesht një “lamtumirë” tjetër dhe jo një “lamtumirë e përhershme”.

Prodhuesi gjerman përfundoi prodhimin e “Beetle” të ri në korrik të vitit 2019 , pas dy gjeneratave të këtij automjeti.

Një nga arsyet ishte gjithashtu se nuk u fut në “të ardhmen elektrike” të Volkswagen.

Gjërat duket se kanë ndryshuar ndërkohë.

A do të thotë kjo që prodhuesi gjerman përfundimisht po planifikon një “Beetle” të ri elektrik?

Epo, duket se po.

VW ishte duke menduar për një automjet të tillë që në vitin 2012, kur prezantoi konceptin e atëhershëm avangard të E-Bugster.

Koncepti E-Bugster, megjithatë, mbeti ashtu siç sugjeron emri i tij – një koncept, pasi asnjëherë nuk kaloi në prodhim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat