Mercedes po tërheq 135,000 vetura nga tregu

Auto

Mercedes po tërheq 135,000 vetura nga tregu

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 19:36
Mercedes

Prodhuesi i makinave gjermane Mercedes-Benz pritet të tërheq 135,000 makina nga tregu për shkak të një mosfunksionimi të mundshëm në sistemin e ajrit të kondicionuar.

“Tubi i ujit në klasën A, i prodhuar midis shtatorit 2017 dhe shkurtit 2019, mund të jetë i instaluar dobët, në këtë rast uji mund të hynte në brendësi të makinës”, tha kompania Daimler.

Rreth 26.800 vetura me një gabim të mundshëm janë regjistruar në Gjermani, dhe pjesa tjetër jashtë vendit, sipas Administratës Federale Gjermane të Trafikut, shkruan TekDeeps.com

Mercedes-Benz po bën thirrje gjithashtu për tërheqjen e 20,000 automjeteve të kategorisë C, GLC dhe AMG GT, të prodhuara në mes të prillit 2018 dhe nëntor 2019 për shkak të një mosfunksionimi të mundshëm të softuerit. /Tv Malisheva

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat