BMW do të shesë versione plotësisht elektrike të Serive 5, 7 dhe X1

Auto

BMW do të shesë versione plotësisht elektrike të Serive 5, 7 dhe X1

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 20:41
BMW

BMW ka një histori në makinat elektrike si një prej pionerëve të modeleve plotësisht elektrike i3 dhe i8 ndërsa më vonë vendosi të fokusohej tek plug-in hibridët.

Tashmë në një rimodelim të plotë të mbarë linjës, prodhuesi tha se do të ofrojë versione plotësisht elektrike të Serive 5, 7 dhe X1. “Në 10 vitet e ardhshme objektivi ynë është të kemi më shumë se 7 milionë makina të elektrifikuara të grupit BMW në rrugë ku 2/3 e tyre duhet të jenë plotësisht elektrike,” shkruante kompania në një njoftim për shtyp.

BMW planifikon të ketë 25 modele të elektrifikuara deri më 2023 ku gjysma e tyre të jenë plotësisht elektrike. Objektivi i kompanisë është reduktimi i emetimeve të karbonit ne 40% për çdo kilometër të përshkuar.

BMW ka ndërmarrë edhe masa të tjera për të reduktuar emetimet si zgjedhja e furnizuesve bazuar në gjurmën e tyre të karbonit.

Deri vitin e ardhshëm BMW do të ofrojë pesë makina plotësisht elektrike si BMW i3, Mini Cooper SE, BMW iX3, MBW iNext dhe BMW i4.

Seria 7 e para e elektrifikuar vjen me gjeneratën e re ndërsa për Seritë 5 dhe X1 nuk dha një datë kompania. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat