Mercedes njofton T-Class, një furgon i ri dhe kompakt për qytetin

Auto

Mercedes njofton T-Class, një furgon i ri dhe kompakt për qytetin

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 22:35
Mercedes T-Class

Në Mercedes, T-Class është përshkruar si “një furgon kompakt i qytetit për familjet, dashamirët e pushimeve dhe ata të punës”.

Ky model, siç thonë në Mercedes, është përshtatur me nevojat e familjeve, ndërsa në të njëjtën kohë do të jetë i përshtatshëm për adhuruesit e pushimeve,.

Modeli i ri do të jetë gjithashtu rezultat i një bashkëpunimi me Grupin Renault-Nissan-Mitsubishi, dhe automjetet nga kjo familje do të shiten nën Mercedes Citan dhe Mercedes T-Class (versioni i pasagjerëve i përqendruar në persona privatë).

Në gamën e prodhuesit gjerman, Mercedes T-Class pozicionohet poshtë modeleve të V-Class, të cilat mbulojnë segmentin e furgonëve të mesëm, dhe do të arrijnë në salla ekspozite në vitin 2022.

Përveç sistemeve të shtytjes konvencionale, do të ketë një version plotësisht elektrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat