Shitet vetura e rrallë sportive Pagani Huayra Roadster, i ka vetëm 437 kilometra të kaluara

Auto

Shitet vetura e rrallë sportive Pagani Huayra Roadster, i ka vetëm 437 kilometra të kaluara

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 19:26
Pagani Huyara Roadster

Është nxjerrë në shitje një veture tejet e rrallë sportive – Pagani Huyara Roadster, që i ka vetëm 437 kilometra të kaluara dhe që çmimin e ka 2.6 milionë dollarë.

Duke marrë parasysh faktin se në botë ekzistojnë vetëm 100 njësi, Pagani Huayra Roadster me plotë arsye quhet veturë shumë e rrallë sportive, megjithatë një prej tyre që po shitet në SHBA është akoma më i veçantë.

Veturën po e shet distributori amerikan Pagani Beverly Hills, i cila është prodhuar në vitin 2018 dhe është lyer në një ngjyrë shumë të rrallë – mat të zezë që e bën këtë veturë edhe më tërheqëse.

Kjo veturë i ka të kaluara vetëm 437 kilometra. Bëhet fjalë për njësinë e 92-të, që kishte dalë në shiriti prodhues i fabrikës.

Fuqia motorike e kësaj veture është aq e madhe, sa që shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për vetëm tre sekonda, kurse shpejtësinë maksimale 338 km/h.

Ajo kushton 2.6 milionë dollarë dhe ka një motor me 6.0 litra twin-turbo V12 që prodhon hiq më pak se 754 kuaj-fuqi.

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat