Pas kritikave, Audi largon reklamën ku një vajzë e vogël ha banane para modelit

Auto

Pas kritikave, Audi largon reklamën ku një vajzë e vogël ha banane para modelit

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:56
Foto

Prodhuesi gjerman i veturave, Audi, ka kërkuar falje për një reklamë ku një vajzë e vogël shihej duke ngrënë banane para veturës sportive, RS4 Avant, pas kritikave të shumta në Twitter.

“Po ju dëgjojmë dhe të flasim drejt: Ne kujdesemi për fëmijët. Kërkojmë falje sinqerisht për këtë fotografi të pandjeshme dhe ju sigurojmë se nuk do të përdoret në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Kritikët thonë se pamja e fëmijës në këtë fotografi është provokuese dhe paraqet kërcënim për jetën, shkruan “BBC”.

Disa theksuan se vozitësi nuk do të mund ta shihte vajzën në atë pozicion, ndërsa të tjerët thanë se fotografia është me përmbajtje seksuale pasi bananet dhe veturat shpesh shihen si simbole të epshit mashkullor.

Në mbishkrimin që i ishte vendosur kësaj reklame në gjuhën angleze thuhet: “Lëre zemrën tënde të rrahë më shpejt – në secilin aspekt.”

Prodhuesi i njohur ka thënë se tashmë është duke zhvilluar hetime në lidhje me atë se si u bë që kjo reklamë të publikohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat