Frenimi shpenzon karburant, shoferi i mirë rrallë i përdor frenat…

Auto

Frenimi shpenzon karburant, shoferi i mirë rrallë i përdor frenat…

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Një ndër mënyrat më të mira është që sa më shumë të drejtohet vetura me shpejtësi të njëtrajtshme, pa shpejtim dhe frenim të shpeshtë

Me çdo frenim shpenzohet pa nevojë karburanti, sepse energjia kinetike e veturës shndërrohet në nxehtësi (me fërkimin e shtresës frenuese në disk).

Për këtë shkak duhet drejtuar veturën në mënyrë të njëtrajtshme dhe sa më shumë që të jetë e mundur me shpejtësi të njëjtë.

Atëherë do të ketë nevojë për më pak frenim dhe me atë rast shpenzimi i karburantit do të jetë më i ulët. Sipas shpenzimit të frenave dihet çdokush se çfarë shoferi është.

Pra, nëse hasni në semafor me dritë të kuqe, që nga 200 – 300 metra mundeni më herët ta largoni këmbën nga papuçja e gazit dhe të frenoni me motor dhe me rezistencë të vozitjes.

Ngadalësimi i tillë është i mundshëm edhe nëse mbani distancë mjaft të madhe nga vetura përpara jush.

Për të mos frenuar pa nevojë, më parë nuk duhet pa nevojë as të shpejtoni vrullshëm.

Dhe kur vozitni me shpejtësi më të ulët, krijoni më pak energji kinetike (masa e rrugës shpejtësia në katrorë në 2), të cilën me frenim-fërkim duhet ta shndërroni në nxehtësi.

Kjo pikërisht është e lidhur me shpenzim të mbështjellësve të frenave, gomave të diskut, natyrisht edhe me shpenzim të karburantit dhe prishje të motorit.

Vozitja e matur, pra, shpaguhet shumëfish, posaçërisht zvogëlohet shpenzimi i karburantit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat