Këto vetura luksoze po mbushen me pluhur në një sallon të braktisur në Kinë

Auto

Këto vetura luksoze po mbushen me pluhur në një sallon të braktisur në Kinë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:41
Foto Ilustrim

Dhe ky është distributori i parë i makinave luksoze në pjesën jugore të Kinës që hapi dyert e saj në vitin 2005.

Salla e ekspozitës në Guangzhou, ndërkohë, ka mbyllur dyert e saj dhe është vizituar së fundmi nga një tifoz i makinave i njohur në mediat sociale si cheongermando.

Atje ai gjeti një numër makinash tërheqëse në gjendje të keqe.

Porsche Carrera GT, Ferrari 575 Superamerica dhe Corvette Z06 janë vetura shumë tërheqëse, edhe kur mbulohen me një shtresë të trashë pluhuri.

Por, mbyllja e këtij salloni nuk ka asnjë lidhje me krizën aktuale të coronavirusit, ajo u mbyll menjëherë pas hapjes, me siguri gjatë krizës së parë të këtij mijëvjeçari, sipas informacioneve të disponueshme.

Sipas informacionit të disponueshëm për cheongermando, këto vetura kanë qëndruar të paktën për tetë vjet, dhe në mesin e tyre më interesante është Porsche, e cila sot arrin një çmim prej një milion dollarësh.

Kujtojmë, ky është një model i mundësuar nga një motor 5.7 V10 me 612 kuaj fuqi dhe 590 Nm, i cili arrin 100 km/orë në 3.9 sekonda dhe shkon deri në 330 km/orë.

Ferrari nuk është më pak interesant. Mundësohet nga një motor 5.7 V12 me 540 kuaj fuqi dhe 588 Nm, dhe është një model me një transmision manual. Vetëm 43 kopje u prodhuan. Shpejtësinë 100 km/orë e arrin në vetëm 4.2 sekonda dhe arrin 320 km/orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat