Auto industria është optimiste për të ardhmen, por jo edhe për këtë vit - Bota Sot
Auto industria është optimiste për të ardhmen, por jo edhe për këtë vit

Auto

Auto industria është optimiste për të ardhmen, por jo edhe për këtë vit

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Industria e veturave është optimiste për të ardhmen, por jo edhe për këtë vit

Auto industria nuk ka shumë arsye për të qenë optimiste këtë vit, por parashikimet sidoqoftë janë më të ndritshme për të ardhmen e largët.

Ky ishte përfundimi kryesor i një anketimi nga firma ligjore Dykema, e bërë së bashku me shoqatën automotive MICHauto dhe kompaninë për zhvillim The Right Place. Anketimi përfshiu intervista me drejtorë ekzekutivë të kësaj industrie, profesionistë dhe furnizues të shërbimeve, shkruan MiBiz.

Sa i përket parashikimeve afatshkurtër, industria e automobilave nuk është shumë optimiste. Në fakt 54 për qind të të anketuarve kishin parashikime negative sa i përket 12 muajve të ardhshëm.

Sidoqoftë, përtej 24 muajve të ardhshëm, 46 për qind të të anketuarve kishin parashikime pozitive, 41 kishin parashikime neutrale ndërsa vetëm 13 për qind nuk kishin shumë shpresa se gjërat do të përmirësohen.

Këto parashikime kanë të bëjnë shumicën e kohës me porositë nga zinxhirët e furnizimeve. Në gjashtë muajt e ardhshëm, 45 për qind të prodhuesve presin zvogëlimin e porosive të veturave ndërsa 34 për qind mendojnë se do të rritet. Pas 12 muajve 18 për qind mendojnë se kërkesa do të zvogëlohet ndërsa 46 për qind mendojnë se do të rritet. Përfundimisht 21 muaj që nga tani 71 për qind të të anketuarve presin rritje të shitjeve.

Anketa gjithashtu gjeti se sa shpejtë furnizuesit e veturave mund të kthehen në këmbë, pasi që 84 për qind e të anketuarve thanë se kanë mbyllur operacionet gjatë pandemisë. Sidoqoftë, vetëm 20 për qind prej tyre u mbyllën tërësisht, ndërsa tjerët u rihapën me sukses, duke marrë parasysh rrethanat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat