Volkswagen ID.3, si një Golf i vogël elektrik - Bota Sot
Volkswagen ID.3, si një Golf i vogël elektrik

Auto

Volkswagen ID.3, si një Golf i vogël elektrik

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:38
Volkswagen ID.3

Kjo veturë është e para në serinë ID të veturave elektrike të Volkswagenit. Është veturë e rëndësishme për prodhuesin, sepse është e përkryer për familje, ka formën e Golfit, dhe është elektrike, në përpjekje që të prodhohen sa më shumë vetura elektrike që do të jenë të përshtatshme për të gjithë.

ID3 është veturë me pesë dyer, pesë ulëse, me një bagazh mjaft të madh dhe me një motor përfundi ulëseve i cili i shtynë rrotat e prapme. E ka formën mjaft të thjeshtë por mund të zgjidhni në mes varianteve në shumë ngjyra të ndryshme.

Është një veturë e cila është kompakte për qytet dhe për t’u parkuar, por mjaft e madhe për udhëtime me tërë familjen.

Për arsye se është tërësisht elektrike ka një bateri prej 78kWh dhe shkon deri në 580 km me një mbushje. Shkon prej 0 deri në 100 km\h në 7.3 sekonda. Brenda ka disa programe për mënyrën e vozitjes, është tepër i rehatshëm nëpër gropa dhe shumë i lehtë për t’u manovruar. Andaj kemi të bëjmë me një veturë shumë praktike, tepër ekonomike, e mirë për qytet dhe familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat